Tokio, konkursi ‘Qeni Më i Hijshëm në Japoni`.Mijëra qen pjesëmarrës
JAPONI -Rreth 1,000 qen dhe të zotët e tyre morën pjesë në edicionin e këtij viti të` Shfaqja Ndërkombëtare e Qenve` , në afërsi të Tokio, ku shpalosën aftësitë e tyre në pasarelë ndërsa orvateshin të fitonin çmimin ‘Qeni Më i Hijshëm në Japoni’. Këto karnavale për qentë, të organizuara nga seksioni japonez i Kennel Club, janë një ndër 14 shfaqjes për qen që organizohen nga Kennel Club në mbarë vendin, përfshi këtu Shfaqjen Ndërkombëtare të Qenve Aziatikë në Tokio, më i madh i këtij lloji në mbarë Azinë. Rreth 926 qentë që morën pjesë në edicionin e këtij viti të këtij aktiviteti iu nënshtruan një ekzaminimi të hollësishëm pasi juria verifikoi çdo element të tyre për të përcaktuar fituesin e çmimit Raca Më e Mirë, Më i Miri i Grupit, Mbreti e Mbretëresha. Në raundin final Mbreti e Mbretëresha u përballën me njëri tjetrin për të përcaktuar Më të Mirin e Shfaqjes. Qentë u vlerësuan në bazë të karakterit të tyre, gjendjes shëndetësore, racës, strukturës kockore e asaj muskulore, si dhe në bazë të një sërë cilësish të ndryshme. Këtë vit organizatorët u përballën me një modë të re përsa i përket mbarështrimit të qenve në Japoni, qentë me trup mesatar ose të mëdhenj ishin më të pëlqyer nga adhuruesit e qenve, shumë prej të cilëve i mbajnë ato nëpër apartmentet e tyre të vegjël. Titulli Më i Miri i Shfaqjes u fitua nga një qen tre vjeçar i quajtur Gah-Chah-Man, emër ky që rrjedh nga një personazh i animuar japonez me veshë të gjatë. Gjykatësi Kari Jarvinen nga Finlanda, pjesëtar i bordit drejtues të Federatës Qenologjike Ndërkombëtare, një federatë ndërkombëtare e klubeve të qenve me seli në Belgjikë, tha se kjo racë qeni e meritonte të shpallej fituese. "Kur shoh këtë lloj qeni bindem që e meriton fitoren pasi ka tërë elementët e kërkuar për një fitues" tha ai. Por Masami Uryu, pronari i qenit fitues, ja atribupoi fitoren përvojën së qenit të tij. "Ai merr pjesë prej vitesh në aktivitete të tilla ndaj është mësuar t’i bëjë ballë më së miri tensionit" tha Uryu. (s.t/BalkanWeb)