E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet konkursi per vendet vakante ne Kushtetuese e ne Gjykaten e Larte

TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi nis procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për gjashtë vende vakant në Gjykaten Kushtetuese dhe dy vende vakant në Gjykatën e Lartë. Sipas një njoftimi zyrtar në faqen e presidencës sqarohet se në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen nga rradhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion, ndërsa gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet. Në njoftimin e presidencës informohet dhe për dokumentat që duhet të paraqesin kandidatët për këto poste qe jane  kopje diplome dhe listë notash, kopje të titujve shkencorë,kopje të kualifikimeve pasuniversitare brenda e jashtë vendit, indeksin e shkrimeve e botimeve në fushën e drejtësisë, vërtetim nga Institucioni ku ka punuar, se gjatë pesë viteve të fundit nuk ka marrë masë disiplinore, cdo lloj dokumenti tjetër që pasuron CV-në e kandidatit. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 15 shkurti i këtij viti. Presidenti garanton se ky proces mjaft i rëndësishëm e që rrjedh si detyrim kushtetues i Kryetarit të Shtetit, do të jetë transparent dhe në respekt të ligjeve në fuqi dhe standarteve demokratike.(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›