Tolerancë zero ndaj korrupsionit, kushti absolut i suksesit të reformave

Reforma në Shëndetësi, flet kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës së e radhës së Task Forcës për reformën në shëndetësi vlerësoi si objektiv kryesor luftën kundër korrupsionit si kushtin e të gjitha kushteve për suksesin e reformave.
Kreu i qeverisë Berisha vlerësoi si një tjetër zhvillim të rëndësishëm në kuadër të reformës në shëndetësi edhe hartimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve të praktikës klinike. Gjithashtu Berisha e konsideroi reformën në shëndetësi si një nga më të vështirat por dhe më të rëndësishmet. Kreu i ekzekutivit Berisha theksoi se prioritet mbetet përllogaritja e kostove të çdo procedure dhe çdo ndërhyrjeje , si kusht bazë për të rritur cilësinë e shërbimit.
Gjatë kësaj mbledhjeje së Task Forcës,kryeministri Berisha theksoi se projektligji i sigurimeve shëndetësore i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë është zgjidhja më e mirë pasi nuk rrit taksën për qytetarët e siguruar dhe detyron qeverinë të paguajë për ata që nuk kanë mundësi.
Duke theksuar se kjo është reforma më e vështirë por, më e rëndësishmja ndër të gjitha reformat, kryeministri Berisha përgëzoi punën e madhe që është bërë si dhe rezultatet që janë arritur, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.
Kryeministri e vlerësoi luftën kundër korrupsionit si kushtin e të gjitha kushteve për suksesin e reformave, e se nuk ka rrugë më të sigurt për të kapur standardet e duhura sesa lufta kundër korrupsionit.
Kreu i qeverisë falënderoi të gjithë drejtuesit e shërbimeve, departamenteve, mjekët, infermierët e aktorë të tjerë të përfshirë në proces, për punën e shkëlqyer që kanë bërë gjatë vitit në hartimin e udhërrëfyesve dhe të protokolleve të praktikës klinike, çka përbën një arritje të madhe, që do të mundësojë finalizimin sa më shpejt të kostifikimit në shërbimet shëndetësore, si një nga kushtet themelore, për të përmirësuar në vazhdimësi cilësinë e shërbimit dhe për të përdorur në mënyrën më efiçente burimet e disponueshme financiare.
Gjithashtu kryeministri vuri theksin edhe në projekt ligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor që u miratua këtë javë në mbledhjen e qeverisë, ligj i cili garanton vendosjen e skemës së sigurimit të detyrueshëm shëndetësor e mundëson ndër të tjera hapjen gjerësisht drejt sektorit privat.
Kreu i qeverisë nënvizoi se ky ligj është zgjidhja më e mirë, pasi nuk rrit taksën për qytetarët e siguruar, zgjidhje e cila e detyron qeverinë që të ndihmojë kategori të caktuara, të cilat do të kenë të garantuar kujdesin shëndetësor.
“Asgjë nuk ka më të rëndësishme se shëndeti dhe asgjë më përcaktuese në drejtim të ruajtjes, mbrojtjes zhvillimit, trajtimit të problematikës shëndetësore, nuk ka sesa reforma”, deklaroi Berisha në mbledhjen e djeshme të Task Forcës.
Fillimisht kryeministri Berisha vuri theksin te rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit. Luftën kundër korrupsionit kryeministri Berisha e konsideroi kushtin e të gjitha kushteve për suksesin e reformave, jo vetëm në shëndetësi, por në çdo fushë tha përmes fjalës së tij shefi i qeverisë Berisha.
“Ju dëgjoni që Shqipëria është 27 për qind më lart se vendet e tjera të OECD për regjistrimin e biznesit. Është sepse është luftuar korrupsioni me ato procedura. Gjithçka digjitalizohet dhe shkon jashtë sistemit të korrupsionit. Ne duhet të kemi të qartë se për të kapur standardet, nuk ka rrugë më të sigurt sesa lufta kundër korrupsionit”, tha në fjalën e tij kryeministri Berisha.
Gjithashtu sipas kreut të ekzekutivit disa studime nga më seriozet të besueshme dëshmojnë një rënie te ndjeshme të korrupsionit gjatë vitit që shkoi.
“Ne duhet të kemi të qartë se për të kapur standardet, nuk ka rrugë më të sigurt sesa lufta kundër korrupsionit”, tha kreu i qeverisë.
Më tej Berisha përgëzoi të gjithë drejtuesit e shërbimeve, departamenteve, mjekët, infermierët e aktorë të tjerë të përfshirë në proces për këtë punë të shkëlqyer që kanë bëra gjatë vitit që kaloi, për hartimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve të praktikës klinike. Kjo përbën një arritje të madhe, themelore e cila do të mundësojë finalizimin sa më shpejt të kostifikimit të çdo procedure, të çdo vizite, të çdo medikamenti, të çdo ndërhyrje , si kusht bazë për të rritur në mënyrë të pandërprerë cilësinë e shërbimit, si kusht i të gjitha kushteve për të përdorur në mënyrën më efiçente, burimet e disponueshme financiare. Si kusht mbi të gjitha kushteve për të përcaktuar objektivat zhvillimorë të fushave të caktuara.
Kryeministri Berisha vuri theksin se duhet të jemi të vendosur të fillojmë aplikimin edhe në rast se jo çdo gjë e kemi të përgatitur ne duhet të bëjmë provën me kostifikimin tha ndër të tjera Berisha. “
Duhet të bëjmë që çdo faturë e kostifikuar t’i shkojë institutit. Faturat, kostot e çdo analize e çdo medikamenti dhe çdo procedure, t’i dërgohet institutit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor. Kjo nuk është një praktikë e thjeshtë, që duhet ta instalojmë sepse është themelore”, u shpreh më tej kryeministri.
Kryeministri Berisha kërkoi të gjithë përkushtimin e ekipeve mjekësore në zbatimin e tyre.
“Le të fillojmë zbatimin e tyre. Jam i bindur që do të ketë mangësira, do të ketë pasaktësi, përndryshe ne nuk përsosemi, nuk korrigjohemi”m u shpreh kryeministri Berisha.
Kreu i qeverise vlerësoi si tejet të rëndësishëm miratimin pas një debati e konsultimi 4-vjeçar të ligjit për sigurimet shëndetësore.
“Ligji u hartua me ndihmën e BB-së, sipas shefit të qeverisë Berishës përveçse garanton vendosjen e skemës së sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, hapet gjerësisht drejt sektorit privat, pra ka meritën tjetër që autorizon institucionet shëndetësore publike, ministrinë të blejnë shërbime dhe nga sektori privat dhe unë e konsideroj se ky është një hap shumë i rëndësishëm. Janë kategori të cilat do të ndihmohen dhe do të kenë të garantuar kujdesin shëndetësor”, ka theksuar kryeministri.
Sias tij, rëndësi të madhe ka fakti që projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor kaloi.
“Mori fund një debat i gjerë 4 vjeçar. Ka pasur shumë ide nga më kontradiktoret për vendosjen e këtij sistemi, por është bërë zgjidhja më e mirë, më realiste, zgjidhje e cila nuk rrit taksën për qytetarët e siguruar, zgjidhje e cila e detyron qeverinë të paguajë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë”, përfundoi kryeministri.