Fokus/Viti 2011, 100-vjetori i lindjes, Presidentit Ronald Reagan
Shtetet e Bashkuara për njëqind vjetorin e Reganit gjatë gjithë vitit 2011, do të organizojnë festime të veçanta përkujtimore. Festimet do të mbahen nga DC, në California dhe Illinois, ku do të kujtojnë Reaganin-president, yll filmi dhe madje edhe deri në vitet e rinisë si kujdestar plazhi (lifeguard). Ai nuk është i gjallë, për të festuar, por kujtimi i tij në 100-vjetorin e lindjes, do të jetë një kujtim i madh, ka thënë Shtëpia e Bardhë, teksa ka miratuar edhe një ligj të posaçëm vitin e kaluar për festimet e këtij 100-vjetori.
Ronald Wilson Reagan lindi me 6 shkurt të vitit 1911 në Tampico (Dixon) të shtetit Ilinois. Ai u rrit në pjesën qendrore të Amerikës, dhe pati një karrierë të shumëllojshme, nga komentator sporti, në aktor filmash, zëdhënës konservator, guvernator i Kalifornisë, e më në fund President i 40-të i Shteteve të Bashkuara.
Përkujtimi i 100-Vjetorit të lindjes të Presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara, filloi në ditën e parë Vitit të Ri, me një noton të veçantë në Turneun vjetor “Regan” të mbajtur në ditën “Roses Parade - Parada e Tradafilave”, para lojës në stadiumin Rose Bowl në Pasadena, mes skuadrave të Texas Christian University dhe Universitetit të Wisconsin. Më pas festimet kushtuar Presidentit të 40-të, të Shteteve të Bashkuara, Roland Regan, do të përcillen në kryeqytetin amerikan Uashington D.C, me hapjen e një ekspozite në sallën e ndërtesës Arkivat Kombëtare, në seksionin "Publik Vaults", që titullohet "Centennial Reagan". Ekspozita do të shfaqë dokumentet më origjinale dhe objektet presidenciale të paekspozuara ndonjëherë. Ekspozita "Centennial Regan", çelet me partneritetin e Bibliotekës Presidenciale “Ronald Regan” në Kaliforni dhe Muzeut Kombëtar.
Ngjarje të tjera janë planifikuar në të gjithë vendin - madje edhe jashtë SHBA deri në Londër - Britaninë e Madhe
Mirëpo, ajo që do të shënojë madhështinë e Reganit dhe që do të jetë një nga ngjarjet me të rëndësishme të njëqindvjetorit jashtë Shteteve të Bashkuara, do të jetë ngritja e një statuje të Reaganit në qendër të Londrës, me sponsorizimin e gruas së hekurt, ish-Kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.