E Diel, 1 Nëntor 2026

Tom Bird: Teatri Kombetar do te flase shqip ne "Globus" Izaura Ndoj

Teatri Kombetar do te marre pjese per here te pare ne historikun e tij 70-vjecar ne nje Festival Boteror te Teatrit. Trupa teatrale shqiptare do te debutoje ne "Globus Theater" ne Festivalin Boteror te Shekspirit, ne kuader te Lojerave Olimpike 2012, perkrah 37 trupave artistike nga 37 vende te botes, te cilet do te interpretojne ne gjuhet kombetare te gjithe kolanen e veprave te dramaturgut te famshem. Per kete arsye, Drejtori i Festivalit Boteror te Shekspirit, Tom Bird ka ndaluar rrugetimin e tij ballkanik ne Tirane ku ka ndjekur dje provat e tavolines ne Teatrin Kombetar, te shfaqjes "Henri i VI" qe do te marre pjese ne kete festival, ne muajin maj, nen regjine e Adonis Filipi. Pasi ka pare provat e aktoreve shqiptare, Bird eshte shprehur i kenaqur per kete faze te provave dhe me mezi pret te shikoje shfaqjen ne skene. Drejtori i teatrit e festivalit ka theksuar nder te tjera: "Nje nga qellimet kryesore te ketij festivali eshte te shohe shkolla te ndryshme, aspektin interpretativ nga vende te ndryshme te botes dhe se si e shohin ata Shekspirin. Dua te them nje gje, ketu, ne teatrin tuaj kombetar kemi gjetur shume me shume nga sa e kemi pritur". Sipas tij, kjo do te jete nje nga performancat me te mira ne provat e tavolines qe ai ka pare edhe ne vendet e tjera. Tom Bird tha se "Henri i VI" do te ngjitet per here te pare ne teatrin "Globus" ne Londer dhe se kjo do te jete dhe hera e pare qe do te flitet edhe shqip". "Henri VI" eshte cituar nga media boterore si "Trilogjia ballkanike" per kontekstin e vepres. Kryevepra e Shekspirit i eshte besuar nga "Globus theater" 3 trupave ballkanike. Teatri Kombetar i Beogradit, me regji te Nikita Mihajllovic, do te interpretoje ne serbisht pjesen e pare, Teatri Kombetar i Tiranes me regjisor Adonis Filipin interpreton pjesen e dyte, ndersa Teatri Kombetar i Manastirit me regjisor amerikan John Blondell, do te interpretoje ne maqedonisht pjesen e trete. Premiera e pjeses se dyte qe do te interpretohet nga aktoret shqiptare do te, pasi do te shfaqet ne Tirane do te udhetoje drejt Londres ne teatrin historik te Shekspirit ne datat 12 dhe 13 maj. Festivali Boteror i Teatrit do te zhvillohet ne 23 prill deri ne 6 qershor, ku per 6 jave do te performohet e gjithe e kolona e veprave te Shekspirit nga trupat teatrore te SHBA-se, Italise, Rusise, Frances, Gjermanise, Japini, Kina etj. Ne fund te muajit prill, "Henry VI" do te kete premieren ne skenen e Teatrit Kombetar, perpara rrugetimit per ne festival ne vjeshte. Ndersa mendohet se pas festivalit, do te kete nje turne ballkanik me triptikun "Henry VI" nga trupat e teatrove kombetare te Shqiperise, Maqedonise dhe Serbise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›