E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tom Cruise arrin shpejtesine 290 km/h

Tom Cruise u shndërrua në një pilot të Formulës 1 për një ditë.

Aktori amerikan provoi makinën Red Bull në një test special dhe sekret në pistën e Kalifornisë javën e kaluar.

Cruise ka zhvilluar 24 xhiro në total duke arritur një shpejtësi maksimale prej 290 km/h.

“Tom është një pilot i  mirë. Më ka befasuar shpejtësia me të cilën iu përshtat pilotimit të një makine të Formulës 1”, u shpreh David Coulthard, ish-pilot i McLaren Mercedes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›