Tom Cruise kërkon ndihmë: Duan të më vrasin!
Këtë radhë nuk bëhet fjalë për një film: dikush do të vrasë Tom Cruise. Aktori dhe producenti amerikan, pasi ka marrë një seri kërcënimesh me vdekje, ka njoftuar FBI-në dhe ka shtuar masat e sigurisë për vete dhe për familjen e tij.
Protagonisti i “Minority Report” dhe “Mission Impossible”, sipas “Daily Mail”, jeton tani larg nga gruaja Katie Holmes dhe nga vazja dy vjeçare, Suri. Dy janë motivet që ai beson se i bëhet ky lloj kërcënimi. Besimi që ai dhe gruaja e tij ndjekin dhe njënga filmat e luajtur prej tij. Sipas tij, një motiv i fortë pse ka marrë kërcënime duket se është zgjedhja për të interpretuar filimin “Valkyrie”, në të cilin aktori është një zyrtar i ushtrisë gjermane që kërkon të vrasë Adolf Hitler në 1944. Që një vit më parë, aktori, u detyrua së bashku me familjen të udhëtonte me makinë të blinduar, sepse ishte njoftuar për një atentat të mundshëm me antraks. Helmi ishte futur në sistemin e ventilimit të zyrës së tij në Los Angeles. Sipas disa zërave Cruise kishte shpenzuar 5 milionë dollarë për të ndërtuar një bunker në rezidencën e tij në Kolorado.