E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, tritol banesës së një qytetari

Berat- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona në natës së djeshme në Berat. Persona ende të paidentifikuar nga policia i kanë vënë tritol banesës së shtetasit Gëzim Ago. Ai gjendej në banesë në momentin e shpërthimit bashkë me dy vajzat dhe bashkëshorten dhe fatmirësisht i kanë shpëtuar pa dëmtime fizike këtij sulmi.

Policia pasi ka dëgjuar shpërthimin e madh në qendër të qytetit ka shkuar në vendngjarje. Ajo bëri të ditur se një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në hyrje të shtëpisë së shtetasit Gëzim Ago në qytetin e Beratit. Ngjarja ndodhi në lagjen “22 tetori” në qendër të qytetit.

Persona ende të paindetifikuar nga policia kanë vendosur një sasi tritoli në pragun e derës të familjes Ago, të cilët banonin në katin e tretë të pallatit nr. 57. Po punohet për kapjen e autorëve edhe në bazë të dëshmive të familjarëve në lidhje me konfliktet e mundshme që kanë pasur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›