Tom Cruise, kundër Adolf Hitler

Duket se mallkimi rreth filmit "Valkyrie" i Bryan Singer ka marrë fund. Tom Cruise në rolin e kolonel Claus von Stauffenberg, në krye të Rezistencës kundër Hitlerit, do të dalë në sallat e kinemasë amerikane ne 26 dhjetor, pas shumë peripecive të kaluar në sheshxhirim.
Filmi me regji të regjisorit Bryan Singer është ambjentuar në vitin 1944. Protagonisti është një kolonel aristokrat Claus von Stauffenberg që, kur kthehet në Gjermani nga një fshat i Afrikës, bëhet pjesë e një operacioni shumë të fshehtë Valkyrie.
Plani është të ndalojnë dhe më pas të zhdukin Adolf Hitler, para se ai të shkaterrojë Europën dhe Gjermaninë.
Plani ishte parashikuar të zbatohej në 20 korrik, por për një seri rrethanash ai dështn.
Për këtë arsye, Claus von Stauffenberg dhe ushtarët e tij gjykohen dhe pushkatohen pa asnjë process gjyqësor.
Një film që bazohet në një histori të vërtet që me siguri do të ngjall diskutime të shumta.