E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aniston sërish e dashuruar me John Mayer

Pavarësisht thashethemeve për një lidhje me Leonardo Di Caprio, Jennifer Aniston është e dëshpëruar për shkak të ish të dashurit të saj, John Mayer, me të cilin kërkon të rikthehet sërish.

Aktorja që është ndarë me këngëtarin muajin e kaluar, sipas të mirëinformuarve, duket se e ka bombarduar më telefonata duke i lënë të kuptojë që i mungon shumë.
 
Një burim i sigurt pranë Aniston tregon se: "Ka qënë Jennifer, ajo që ka tentuar e para për t'u afruar me John. Një darkë ajo kishte pirë disa gota verë, gjë që e shtyu ta linte menjanë krenarinë dhe të bënte ajo hapin e parë, duke i telefonuar".

Ndërsa, John ka ngelur shumë i habitur kur ka dëgjuar zërin e saj. Ata kanë qënë në kontakt edhe në ditën në vazhdim dhe Mayer ka dëshirë të ritakojë ish të dashurën e tij.

Shpresat janë të shumta për Jen, që të rifitojë edhe njeherë zemrën e kengëtarit të saj të bukur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›