E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë, Qeverisë: Na mbroni nga grupet ekstremiste

Në Prishtine u hap Samiti tre ditor i të Rinjve, i organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Samiti mblodhi bashkë më shumë se 150 të rinj të cilët janë shoqëro-politikisht aktivë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian dhe nga territoret (post) konflikte mbarë botën, si dhe përfaqësues dhe përfaqësuese të institucioneve shtetërore nga rajoni.

Gjatë cilët gjatë tri ditëve në vijim, ata do të bisedojnë rreth problemeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe do ti këmbejnë eksperiencat me aktivistë nga e gjithë bota. Samitin e organizon Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR).

Në Deklaratën e Samitit të rinjtë kërkuan nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor të punojnë për të siguruar drejtësi për viktimat nga krimet e luftës, si dhe ti përkrahin nismat shoqërore që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme dhe drejtësi për viktimat.

“Qeveritë duhet përmes ligjit ti parandalojnë grupet ekstremiste që po i mobilizojnë të rinjtë në Ballkanin Perëndimor, të luftojnë kundër të gjitha llojeve të diskriminimit dhe në mënyrë aktive ta promovojnë kulturën e ndryshme. Duhet të sigurojnë pjesëmarrje aktive të të rinjve në vendimmarrje në të gjitha nivelet dhe plotësisht ta mbështesin dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe në veçanti të kontribuojnë në lirinë e lëvizjes dhe shkëmbimin e të rinjve nga të dy shoqëritë, si dhe gjithë rajonin," theksuan aktivistët e rinj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›