KS: Vendet anëtare të luftojnë piraterinë në brigjet e Somalisë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar angazhim nga vendet anëtare të OKB-së në luftën kundër piratëve në bregdetin e Somalisë. Kjo përfshin edhe një ndjekje penale rigoroze të piratëve, deklaroi forumi në Nju Jork.
Këshilli i Sigurimit i bëri thirrje vendeve të OKB-së që të vënë në dispocionin anijet dhe avionët për sigurimin e zonës veçanërisht para brigjeve të Somalisë. Ai gjithashtu i autorizoi shtetet anëtare që të luftojnë edhe për një vit tjetër piratët edhe në ujërat territoriale të Somalisë.