Dorëheqja,Saleh mbërrin në Arabinë Saudite

Televizioni shtetëror në Jemen njoftoi se presidenti Abdullah Saleh Ali, ka mbërritur në Arabinë Saudite për të nënshkruar një marrëveshje të transferimit të pushtetit me ndërmjetësimin e shteteve arabe, si mënyrë për të zgjidhur krizën e vendit të tij.
Televizioni njoftoi se Salehi ka arritur sot në Riad, por nuk u bë e ditur se kur do të nënshkruhet marrëveshja.
Sipas marrëveshjes, Salehi që ka qenë në krye të Jemenit për 33 vite, pritet ta transferojë pushtetin te zëvendësi i tij, në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale.
Dhjetra mijëra persona kanë protestuar gjatë këtyre muajve për dorëheqjen e Salehit, ndërsa thuhet se në këto protesta qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur.