E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA paralajmëron rreziqet e marrëveshjeve të naftës me Irakun

Departamenti amerikan i shtetit ka paralajmëruar firmat amerikane për rreziqet ligjore gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve të energjisë me zyrtarët në Kurdistanin e Irakut pa dëshirën e qeverisë irakiane.

Zëdhënësja e departamentit të shtetit, Viktoria Nuland, tha se kompanitë mund të përballen me “rreziqe të mëdha politike dhe ligjore nëse nënshkruajnë kontratë me çfarëdo pale në Irak, përpara se atje të jetë arritur marrëveshje kombëtare” se si të shpërndahen të ardhurat nga nafta.

“Në fakt për shumë vite, Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjitha partive në Irak të miratojnë ligjet e nevojshme kombëtare që mund të qeverisin sektorin e naftës dhe gazit, sepse sa më shpejt që ata e bëjnë këtë, aq më shpejt kompanitë mund të investojë në një mënyrë ligjore”, ka thënë Nuland.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›