E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tom Doshi: Në vitin 2015 do e kthejmë PD-në në shoqatë. Braçe: Ishte humbja e parë e Bashës

tom doshiFitorja e të majtëve në zgjedhjet e pjesshme në dy komuna të vendit ka sjellë edhe reagimet e para.

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, i angazhuar në fushatën e organizuar në komunën Rrethina të këtij qarku, tha se në vitin 2015, PD do kthehet në një shoqatë.

Duhet të realizojmë investimet brenda këtij mandati. Në vitin 2015 duhet të mos bëjmë më premtime në komunën Rrethina, por fushata të jetë e kryer që sot. I garantoj popullit të Shkodrës se në vitin 2015 jo për mburrje, por do ta kthejmë Partinë Demokratike në një shoqatë, ndërsa fitorja do të jetë në gjitha komunat dhe bashkitë, tha Doshi.

Kurse deputeti tjetër socialist, Erion Braçe, e quajti këtë humbjen e parë të Bashës.

Mirëpo ky a nuk ishte veç fitues?! ironizoi Braçe./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›