Fokus/Qazim Sejdini çon në faliment 400 biznese në Elbasan

Biznesi në qytetin e Elbasanit është drejt falimentimit, ndërkohë që 400 biznese kanë aplikuar për mbyllje të aktivitetit. Sipas të dhënave, llogaritet që bizneset në këtë qytet i kanë Bashkisë një borxh prej 40 milion lekësh, pasi nuk janë në gjendje të paguajnë taksat. Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, shprehet se shumë biznese kanë aplikuar për të mbyllur aktivitetin e tyre pasi ndodhen në gjendje të vështirë. “janë rreth 400 subjekte që kanë aplikuar në QKL-së për mbyllje biznesi. Shumë nga këto biznese i kanë bashkisë rreth 4 milion lekë borxhe ndaj i bën thirrje këtyre bizneseve që përpara se të bjënë aplikacionin për ç’regjistrim, të shlyejnë detyrimet, në bashki dhe më pas të fillojnë procedurat e mëtejshme”. Kjo është një logjikë antibiznes sepse bashkia Elbasan jo vetëm që nuk ndihmonin klimën e biznesit në këtë qytet por kërkon tu marrë edhe qindarkat e fundit në xhep. Ndërkohë që vetë bizneset ankohen se veresia dhe ulja e fuqisë blerëse po çon drejt falimentit të pakthyeshëm. Kriza ekonomike kohët e fundit ka prekur mjaft biznese në vendin tonë, duke bërë që të ulet numri i punonjësve, të ulen pagat, e deri në falimentim. Megjithatë sipas ekspertëve, parashikohet që viti i ardhshëm të jetë më pozitiv për ekonominë në vendin tonë