Withers: Zgjedhjet mund të manipulohen. Moore: Rama e Meta janë kategorikë që do fitojnë
Në Uashington ka pasur dje një diskutim të zjarrtë në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, organizuar nga Fondacioni Kombëtar për Demokracinë, Fondacioni për Shoqërinë e Hapur dhe Instituti Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare.
Shefi i Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore, Jonathan Moore, tha se KQZ duhet të ketë të paktën pesë anëtarë për të funksionuar.
Siç raporton VOA, i pranishëm në këtë debat ishte edhe ish- ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, i cili shprehu shqetësimin se rezultati i zgjedhjeve mund të manipulohet. Por nuk ishte dakord me këtë konstatim zoti Jonathan Moore, i Departamentit të Shtetit.
Kërkoj ndjesë që më duhet ti kundërshtoj njerëzit për komentet e tyre lidhur rrezikun e vjedhjes së rezultatit të zgjedhjeve; si zoti Rama, edhe zoti Meta, që kanë formuar koalicionin e majtë, janë shprehur në mënyrë kategorike se ata do ti fitojnë zgjedhjet, pra në këtë rast do të thosha se nuk e kuptoj se si ato mund të vidhen… Të dyja partitë thonë se duan që zgjedhjet të mbahen në kohë, në se mendimi i tyre ndryshon, atëherë edhe ne do ti ndryshojmë pikëpamjet tona, tha Moore./ep