Polizoi Arbri drejt Wisla Karkow

(ALBANIA SPORT) – Polizoi Arbri, mbrojtësi beratas i Bylisit (2 gola këtë sezon), është duke u testuar me kampionin e Polonisë, Wisla Krakow. 22-vjeçari, ish-lojtar i Kombëtares U-21, ka lënë një përshtypje të shkëlqyera dhe drejtuesit klubit polak janë të gatshëm t’i paguajnë 300 mijë euro klubit të Bylisit për të blerë kartonin e lojtarit, një prej më të talentuarve të viteve të fundit, sidomos në repartin e mbrojtjes. Arbri do të qëndrojë në provë te skuadra polake deri në fund të kësaj jave.
Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 11 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili