E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni: Unë me Kualjarelën dhe Lavecin? Pse jo...?

“Po kaloj një situatë jo fort të këndshme te Bajerni. Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë këtyre muajve. Një rikthim i mundshëm në Itali?Ajo është zgjedhja ime e parë dhe dua të përdor të gjitha mundësitë e mia për të luajtur në Kampionatin Botëror”, u shpreh 32-vjeçari.

Në lidhje me hipotezat për një transferim të mundshëm te Napoli gjatë merkatos së janarit, Toni tha: “Një “tridhëmbësh” me Lavecin dhe Kualjarelën? Nuk do të ishte keq. Fabio është një lojtar i mirë dhe Lavecin e njohin të gjithë”.

Në fund, sulmuesi i Kombëtares italiane iu përgjigj edhe pyetjes nëse nerr një telefonatë nga presidenti i Napolit, De Laurentis: “Napoli është një skuadër e mirë dhe presidenti dëshiron të bëjë gjëra të mëdha. Tifozët gjithashtu janë fantastikë. Por, të shohim se ç’do të ndodhë, është ende herët për të folur”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›