Presidenti Topi nis nesër vizitën në Kosovë
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi nis nesër vizitën e tij zyrtare në Kosovë. Presidenti Topi do të vizitojë Kosovën me ftesë të homologut të tij Fatmir Sejdiu.
PRISHTINE- Pritet që në fokus të bisedimeve që Presidenti Bamir Topi do të zhvillojë me personalitete larta të Kosovës, të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet më të fundit në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë Presidenti Topi pritet të vizitojë edhe komunën e Ferizajt. Kryetari i kësaj komune Bajrush Xhemaili i ka propozuar anëtarëve të Kuvendit Komunal të Ferizajt, që presidenti të shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Ferizajt, në shenjë respekti për angazhimin e tij për Pavarësinë e Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)