Tonin Vocaj emërohet drejtori i ri i policisë së Tiranës
TIRANE- Policia e Tiranës ka një drejtor të ri. Tonin Vocaj është emëruar sot drejtor i i ri i policisë të Tiranës. Emri i Vocaj deri tani në krye të krimeve te rënda në drejtorinë e përgithshme te policisë së shtetit mësohet se është firmosur nga drejtori i përgjithshem i policisë së shtetit Ahmet Prenci. Prezantimi pritet te behet zyrtarisht sot .Vocaj zëvendëson në këtë post drejtorin e komanduar Hamdi Fjora i cili rikthehet në krye të forcave speciale dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Fjora zëvnedesoi prej disa muajsh në krye të policisë së Tiranes ish drejtorin Muhamet Rrumbullaku i cili dha dorëheqjenhoq per arsye shëndetësore.
Burime nga drejtoria e përgjithshme e policisë kanë bërë të ditur se ndryshimet në policinë më të madhe të vendit vijnë pas situatës së krijuar kohët e fundit në Tiranë. Bëhet fjalë për grabitjen e nje numri të konsiderueshëm banesash dhe autmojetesh.
Vec emërimit të kreut të policisë, ka edhe emra të tjerë që lëvizin brenda kësaj strukture. Artan Cuku është emëruar ndërkohe, zv drejtor për hetimin e krimeve në policinë e Tiranës i cili vjen në këtë post pas trasnferimit të Edmond Rizait. Cuku kishte shërbyer më parë si zv drejtor i policisë së Beratit. Kurse Edmond Rizai aktualisht është këshilltar ë drejtorit të përgjithshëm të policise.
(e.n/ News24/ Balkanweb )