Top 10 ‘djelmoshat e këqij’

Këta të fundit përshkruhen si ‘djelmosha të këqij’. E përditshmja gjermane Bild ka publikuar një renditje të top 10-të prej tyre, e në të gjendet edhe emri i një trajneri, i padiskutueshmi Jose Mourinho. Në krye të renditjes është një tjetër anëtar i Real Madridit, Pepe.
Portugezi e fitoi ‘titullin’ pas incidentit që shkaktoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey kur shkeli në dorë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi derisa argjentinasi ishte i shtrirë në tokë.
Pas tij vjen ish mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi kurse podiumin e kompleton sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç. Ylli i Liverpoolit, Luis Suarez është i pesti, para Mourinhos, dhe dyshes nga Manchester City, Mario Balotelli dhe Nigel De Jong. Jermaine Jones (Schalke 04), Gennaro Gattuso dhe Mark Van Bommel (Milan) kompletojnë top 10-en.
Top 10:
1. Pepe (Real Madrid)
2. Marco Materazzi (ish Inter)
3. Zlatan Ibrahimoviç (Milan)
4. Luis Suarez (Liverpool)
5. José Mourinho (Real Madrid)
6. Mario Balotelli (Man City)
7. Nigel de Jong (Man City)
8. Jermaine Jones (Schalke 04)
9. Gennaro Gattuso (Milan)
10. Mark Van Bommel (Milan)