E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekordmeni Messi

Futbollisti më i mirë në botë, sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi, me golin që shënoi kundër Bayer Leverkusenit në fitoren 3-1 të martën mbrëma theu një tjetër rekord.

Në moshën 24 vjeç, dhe gjashtë vite e gjysmë përvojë në Ligën e Kampionëve, ai u bë golashënuesi më i mirë i fazës eliminatore të garës me 19 shënime.

Messi, nga viti 2005 e deri më sot, duke llogaritur vetëm ndeshjet e garës elite të klubeve evropiane, ka shënuar më tepër gola se tashmë ikonat e saj si Andriy Shevchenko e Raul Gonzales të cilët ndanin pozitën e parë me nga 18 gola.

Megjithatë, këta dy golashënues legjendar për të arritur deri këtu luajtën shumë vite më tepër se Messi. Argjentinasi i tejkaloi ata, kurse rekordin i tij aktualisht është më së tepërmi i rrezikuar nga sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney i cili ka realizuar 14 herë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›