Mjekët ndërkombëtarë kontrolluan Tymoschenkon

Një ekip ndërkombëtar i mjekëve e ka filluar kontrollin shëndetësor të ish-kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoschenko, e cila gjendet në burg.
Tymoschenko është ankuar për përkeqësim të gjendjes së saj shëndetësore, prej se është burgosur në muajin tetor, pasi është dënuar me 7 vjet burg për keqpërdorim të pozitës.
Mbështetësit e saj dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar kanë dyshime se rasti kundër Tymoschenkos kishte për qëllim heshtjen e saj, pasi ajo është figurë qendrore e opozitës ukrainase.
Ekipi i mjekëve ndërkombëtarë, përfshirë tre mjek nga Kanadaja dhe dy nga Gjermania, arritën në burgun Kachavinska në Harkov, afro 500 kilometra nga kryeqyteti Kiev.
Zëvendës-ministrja e shëndetësisë e Ukrainës, Raisa Moisejenko, u tha gazetarëve jashtë burgut se kontrolli mjekësor mund të zgjasë.