Futbollisti tentoi vetëvrasjen, për herë të tretë

Tri ditë më vonë, të hënën, në profilin e tij në Facebook (ku ka 1281 miq), Biermann konfirmoi lajmin.
“Për të ndalur thashethemet, dua të njoftoj se të enjten mbrëma të javës së kaluar kam tentuar t’ia marrë vetes jetën. Prej asaj kohe jam në spital nën terapi”, shkroi ish futbollist i St. Paulit gjatë periudhës 2008-2010.
Sipas të përditshmes gjermane Berliner Zeitung, Biermann kishte tentuar të vetëvritej duke ia prerë vetes venat. Me kohë e gjeti gruaja e tij dhe thirri ndihmën. Ky ishte tentimi i tij i tretë të vetëvritej pas atyre të kaluarve më 2003 dhe 2009.
Depresioni është jashtëzakonisht i shfaqur në futbollin gjerman, e sidomos pas vitit 2009 kur aso kohe portieri i Hannoverit dhe Kombëtares gjermane, Robert Enke bëri vetëvrasje duke kërcyer para trenit.
Kurse, Biermann ka njoftuar për gjendjen e tij të rëndë shpirtërore. “Privatisht ose profesionalisht, aktualisht nuk mund ta kem më keq. Nuk mund të më ndihmoj askush”, shkroi ai.