E Diel, 1 Nëntor 2026

Një takim me Adem Demaçin

 

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori" njofton një takim me intelektualin kosovar Adem Demaçi me rastin e promovimit të romanit "Alb Prometeu". Autori do të jetë i pranishëm nesër në orën 19.00 në sallën e konferencave të Muzeut Historik Kombëtar.

"Alb Prometeu" është librii fundit i Demaçit i cili bëri emër si shkrimtar sidomos me romanin e disa dekadave më parë "Gjarprinjtë e gjakut". Aty trajtohen ngjarje që marrin shkas nga zhvillimet me të fundit në Kosovë. Aty rrëfehet historia e mbijetesës së kombit shqiptar nëpër shekuj, nëpërmjet personazheve si Alb Prometeu që i ka dhënë titullin romanit.

Është një roman historiki cili zbulon faqe pas faqeje raportet e kombit shqiptar me fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha të cilat më në fund u gjenden në anën e së drejtës dhe shqiptarëve.

Në roman ndjehet edhe përvoja jetësore dhe politike e Demaçit i cili do të përfshihej qysh herët në luftën për pavarësi kundër pushtuesve serbë.

Libri ka 150 faqe dhe është botim i Qendrës Ndërkombëtartë Kulturës "Arbënori". Është shpërndarë në libraritë kryesore të Tiranës dhe Prishtinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›