E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti i Francës në Eurosong

Sébastien Tellier, këngëtari që do të përfaqësojë Francën në Festivalin Evropian të këngës, ka hapur debate në mjediset muzikore. Do të këndojë anglisht në Beograd, zgjedhje që e ka komentuar si rritje të shanseve për më shumë sukses në festivalin e quajtur me ironi nga mediat perëndimroe si kitsch-festivali i Evropës. I quajtur këngëtar "underground" konkurron më 24 maj, mes gjysmëfinalistëve nga 43 vende të botës, me këngën "Hyjnore" e shkëputur nga albumi i tij i tretë, "Sexuality".

Tellier ka ngjallur reagimin e deputetëve francezë që e kanë kundërshtuar vendimin për këngën në anglisht dhe më pas ka reaguar edhe ministrja franceze e kulturës Christine Albanel e cila thjesht është shprehur që i vjen keq.

Ndërsa televizioni France 3 e ka mbështetur Sébastien Tellier-in në këtë mënyrë: "Ne jemi krenarë që do të përfaqësohemi nga një artist francez aq i kompletuar që do të na japë shansin të mos kalojmë pa u vënë re.

Tellier-i këmbëngul se me këngën në gjuhën angleze ka më shumë shanse për të fituar. Megjithatë kënga i ka mbetur "stilit evropian". "Vlerat e mia dhe vizioni im për botën janë shumë franceze", ka thënë Tellier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›