E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top-klubet ndjekin talentin Kanales

(ALBANIA SPORT) – Top-klubet spanjolle janë duke ndjekur yllin e ri 18-vjeçar Serxhio Kanales, i cili aktualisht luan me Real Santander. Real Madrid, Barcelona, Sevilla apo dhe Atletico Madrid dëshirojnë të rekrutojnë “djaloshin me fytyrë engjëlli”. Sipas gazetave spanjolle “Marca” dhe “As”, “mbretërorët” e Realit janë një hap më përpara. Reali është gati të kryejë tranferimin, por me kushtin që ta huazojë për një vit te Santanderi për të fituar më shumë përvojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›