Turqia kërkon Giovanni Trapattoni

(ALBANIA SPORT) – Turqia nuk heq dorë nga Giovanni Trapattoni. Shtypi turk pohoi se për trajnerin italian është gati një kontratë 2.5-vjeçare dhe 3 milionë euro. Pas lamutumirës së Fatih Terim, Turqia është në kërkim të një trajneri të ri, duke parë edhe dështimin në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2010. Marko Tardelli, zëvendësi i Trapattonit, te Kombëtarja e Irlandës, tha se Trap pohoi se nuk ishte e vërtetë.