E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 4 të rinj shqiptarë bllokohen në malet e Follorinës

Katër të rinj janë bllokuar nga dëbora në malet e Follorinës në Greqi. Ata kanë dy ditë që janë nisur nga Korça, por nuk kanë mbërritur në vendin e caktuar. Kanë qenë familjarët që kanë bërë denoncimet në lidhje me humbjen e kontakteve. Ata kanë deklaruar se prej dy ditësh nuk komunikojnë me të afërmit e tyre. Të rinjtë janë të moshës 16 deri në 20 vjeç. Nuk janë bërë të ditur emrat e personave që dyshohet se kanë mbetur në male. Njëri nga të bllokuarit është Ajet Koçi, bashkë me dy kushërinj të tij dhe një shok. Ata janë nisur prej disa ditësh dhe të afërmit në Babrru të Tiranës, nuk kanë asnjë informacion. Dyshimet e para janë që ata të jenë nisur në drejtim të Greqisë në këmbë për të shkuar si klandestinë. Mësohet se të rinjtë janë nga Tirana dhe janë nisur për emigrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›