Topalli- Arvizu: Reforma zgjedhore, brenda prillit

Topalli dhe Arvizu gjate takimit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.
Reforma zgjedhore dhe ajo për rregulloren e parlamentit kanë qenë në fokusin e bisedës mes Topallit dhe ambasadorit Arvizu.
Kryetarja e Kuvendit bëri një ekspoze të punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili ka kaluar dhe votuar disa blloqe nenesh dhe amendamentesh, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2011. Me gjithë punën që është bërë, Komisioni ka mundësitë që ta përmbyllin punën e vet me sukses brenda afatit të caktuar, brenda prillit.- thuhet në deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë.
Më tej, Topalli i ka shpjeguar ambasadorit Arvizu punën e Grupit të Punës për Reformën parlamentare.
Grupi i Punës ka një mandat që e detyron të punojë në modelin e Rregullores së Parlamentit Evropian dhe në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë- është shprehur Topalli.