E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet një efektiv policie, baba i tre fëmijëve

Foto Ilustruese

TEPELENE- Një efektiv policie i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku punonjësi i policisë, Ylli Elmazaj, 46 vjeç është vetëvrarë me armën e tij të shërbimit.

Viktima ishte punonjës policie në burgun e Bënçës. 46- vjeçari ishte nga Ballshi, babi i tre fëmijëve dhe jetonte në një apartament me qera në Tepelenë. Ai është gjetur i  pajetë në ambientet e shtëpisë, në lagjen 15 shtatori.

Policia ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me  shkaqet që kanë çuar 46- vjeçarin në vendimin fatal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›