HEC-t, 500 milion lekë dëme nga Ministria e Ekonomisë

Kontrollit i Lartë i Shtetit, publikoi sot një raport të kontrollit të bërë për periudhën 01.01.2010 deri më 30.09.2011.
“Në auditimin e procedurave konkurruese të zbatuara nga punonjësit respektivë përgjegjës në METE, audituesit e KLSH kanë konstatuar një sërë mangësish proceduriale, duke filluar nga moskryerja e procedurës së negocimit të kontratave sipas ligjit, mosnënshkrimi i dokumenteve nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe deri në veprime fiktive dhe formale nga Njësia e Hartimit të Dokumenteve. Madje, në procedurat e negocimit, nuk është dokumentuar puna e grupit të negocimit me proces verbal apo dokumente të tjera të miratuara, çka ka sjellë si pasojë mospasqyrimin e saktë të punës së KVO dhe të çdo anëtari të tij, por dhe si janë mbrojtur interesat e shtetit dhe respektuar parimet e partneritetit me koncesionarët”, thuhet në raport.
Sipas KLSH-së, në disa procedura të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik për dhënien e koncesioneve janë konstatuar vendosje të pa argumentuara dhe të tejzgjatura të afateve në kërkesat e vendosura nga Autoriteti Kontraktor (AK) për përfundimin e ndërtimit të objekteve, në një kohë që këto objekte mund të viheshin në punë më shumë më shpejtë.
Gjithashtu, janë konstatuar raste të fillimit të punimeve pa leje ndërtimi, paraqitje dokumentesh të pa nënshkruara nga mbikëqyrësi i punimeve, kërkesë ligjore kjo e detyrueshme për përgjegjësinë e raportimeve që bëhen në OSHA (Organi Shtetëror i Autorizuar, e cili pas vitit 2006 quhet AK qё ёshtё METE). Cilësojmë se, nga audituesit e KLSH ёshtё kryer auditimi për grup koncesionesh ku pёrfshihen 86 HEC-e, qё pёrkojnё dhe me monitorimet periodike tё kryer nga AKBN nё tremujorin e dytë e tretë të vitit 2011.
Në këto auditime ёshtё konstatuar se: nga koncesionarёt mungon vlerësimi i detyrimit ligjor pёr tё bashkëpunuar me Autoritetin Kontraktor (AK) dhe AKBN (organ i specializuar) dhe me subjektet e tjera të autorizuara nga AK për monitorimin e ecurisё sё koncesioneve. Në shumë raste, koncesionarёt kanё filluar punimet, pa plotёsuar dokumentacionin teknik dhe ekonomiko-financiar, gjё qё ka sjellё dhe mungesёn e njё vlerёsimi objektiv e tё saktё tё realizimit tё kushteve tё kontratёs, veçanёrisht tё investimeve dhe ecurinё financiare tё koncesionarit nё raport me aktivitetin ekonomik dhe tatimor tё kryer pёr periudhёn pёrkatёse”, thuhet më tej.
Gjithashtu, raporti vëren se janë bërë mjaft vlerësime subjektive të vlerës së investimeve pa pasur fatura tatimore, zhdoganimi, etj, teksa shumica e konsensioneve kanë nisur punimet pa marrë lejej ndërtimi. “Parregullsitë dhe shkeljet e sipërcituara, si dhe mosllogaritja e penaliteteve si pasojë e moszbatimit të kushteve të kontratave në 73 koncesione, kanë shkaktuar mungesë në të ardhurat nga këto koncensione, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 595,146,011 lekë. Theksojmë se, për 30 HEC-e nё METE nuk disponohet asnjë lloj dokumentacioni ekonomik, megjithёse disa prej tyre janë në faza të ndryshme punimesh, duke vepruar kështu nё kundёrshtim me ligjin nr. 9663, datё 18.12.2006 “Pёr koncesionet”, i ndryshuar dhe me kontratat e nënshkruara ndërmjet shoqërive private fituese nё konkurrim dhe AK”, thuhet në raport.
Nga auditimi i ushtruar mbi llogaritjen dhe pagesën e detyrimeve që rrjedhin nga pёrfitimi i metaleve si ar, argjend e ndonjë tjetër, është konstatuar mungesë e plotë e dokumentacionit mbi përcaktimin dhe pagesën e rentёs minerare pёr elementёt shoqёrues tё bakrit nё koncentrat dhe të kromit, siç janё ari, argjendi, bakri, seleni dhe teluri, gjë që ka ardhur kryesisht nga mosfunksionimi i grupit ndërdikasterial të ngritur me ligj.
Si pasojë e mangësive, parregullsive dhe shkeljeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi të sipërcituara, Grupi i Auditimit të KLSH në auditimin e dhënies së pronës publike me koncesion në fushën e bakrit dhe në hidroenergjetikë, ka konstatuar gjithsej një efekt negativ financiar në të ardhurat e buxhetit të shtetit në shumën 1,838,534,798 lekë./Start/
2012-05-15 15:04