E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca zotohet për të punuar me Gjermaninë

Berlin- Presidenti i sapo emëruar francez, Francois Hollande ka premtuar për të punuar me Gjermaninë për të zgjidhur krizën ekonomike në Bashkimin Evropian.

Hollande e bëri zotimin teksa po fliste në Berlin, pas bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel, vetëm pak orë pasi bëri betimin në Pallatin Elize në Francë. Të dy liderët thanë se donin të mbanin Greqinë në Euro dhe se do të mbajnë një samit jo formal më 23 Maj.

Presidenti Hollande tha se ‘çdo gjë duhet të vendosët në tryezë për këdo’ që mund të nxisë rritjen. Ai përmendi këtu mundësinë e eurobondeve për të ulur borxhet e vendeve të Eurozonës por Gjermnaia e ka refuzuar gjithmonë idenë e eurobondeve.

Analistët e përshkruan takimit e dy lidërve përmes gjuhës trupore që sipas tyre fliste shumë për dy njerëzit më të fuqishëm në Eurozonë. Presidenti Hollande dhe kancelarja Merkel dukeshin si dy të panjohur që i bashkuan rrethanat. Ata kishin për tu takuar më herët por Hollande mbërriti vonë pas një vonese në aeroport. Dhe mes tyre, sipas analistëve, nuk kishte kontakt në sy.

Kishte një shtrëngim duarsh por jo puthje, ndërkohë që Merkel dhe Sarkozy e përshendesnin njëri-tjetrin me puthje dhe shtrëngim të fortë duarsh. Ndoshta edhe pse u takuan herë pas herë dhe ishin shokë të vjetër në fushatën për të shpetuar Euron.

Gjatë fushatës së tij zoti Holande tha se dëshiron të rinegociojë paktin fiskal të BE-së duke futur edhe kritere për rritjen ekonomike, teksa zonja Merkel tha prerazi se marrëveshja nuk do të ndryshohet.

‘Si president i Francës dua të them se dëshrioj të rinegociojmë në një fazë të caktuar për t’i dhënë paktit dimensionin e rritjes’- tha ai në konferencën për shtyp krah kancelares Merkel. Nga ana e saj zonja Merkel tha se Franca dhe Gjermania ishin të gatshme të studiojnë rritjen e mëtejshme të masave në Greqi.

‘Ne dëshirojmë që Greqia të qëndrojë në Euro dhe ne e dimë se pjesa më e madhe e popullit grek e do diçka të tillë’- tha Merkel. Si dy ekonomitë më të medha në Eurozonë dhe kontribueset më të medha në fondin e shpëtimit Gjermania dhe Franca janë çelësat për një strategji që të nxjerrë Evropën nga kriza ekonomike.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›