Fini: Vizat, nje premtim qe duhet mbajtur
Italia gjithnje ne krye te vendeve qe po mbeshtet Shqiperine per integrimin ne Bashkimin Evropian por dhe per heqjen e vizave, duke deklaruar se ky premtim i BE duhet mbajtur. Nje deklarate te posacme per integrimin dhe vizat, pati Gianfranco Fini, presidenti i Dhomes se Deputeteve ne Itali. "Eshte nje angazhim qe Bashkimi Evropian e ka marre dhe duhet respektuar. Sepse eshte nje mundesi qe iu eshte garantuar nderkaq vendeve te tjera, qe nuk jane ne Bashkimin Evropian dhe nuk shoh se per cfare arsye te mos i njihet edhe shqiptareve e njejta mundesi. Italia eshte shprehur pro dhe e ka pranuar shprehimisht, ministri i Puneve te Jashtme Fratini", ka qene deklarata e Finit. Teksa ka qene dhe ai ne Qipro ku jane mbledhur kryetaret e Parlamenteve te vendeve anetare te Keshillit te Evropes. Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Evropes qe prej vitit 1995. Anetare te Keshillit te Evropes jane edhe vendet anetare te Bashkimit Evropian, ku Shqiperia ka paraqitur nje kerkese per anetaresim nje vit me pare. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vijuar ne Qipro ate qe ajo e quan "diplomaci parlamentare". Pra eshte takuar me homologe te saj evropiane dhe u ka kerkuar atyre, te mbeshtesin aspiratat integruese te Shqiperise. Kete ajo e ka bere me kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar, kryetarin e Parlamentit te Sllovenise, Letonise, Bullgarise, nenkryetarin e Parlamentit te Portugalise, kryetarin e Senatit te Polonise, etj. Zonja Topalli ka pasur nje takim te posacem me kryetarin e Parlamentit hungarez Pal Shmit. Te gjitha keto vende, te cilat jane anetare te Bashkimit Evropian, kane dhene mbeshtetjen e tyre per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe per me teper per te hequr pa vonese dhe sipas premtimit per regjimin e vizave me vendet e zones Shengen.