E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Berisha, ati i Shqipërisë moderne

 

Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli në takimin e saj zhvilluar në qytetin e Shkodrës deklaroi se “mandati i dytë, do të jetë ai i liberalizimit të vizave dhe i investimeve të mëdha”. “Kam lexuar një ditë në gazetë ku thuhej se babai i Shqipërisë moderne është Sali Berisha, pasi e kam lexuar kam thënë si nuk e kam artikuluar unë më parë. Në fakt, kjo është një e vërtetë e madhe. Ajo që ka ndodhur gjatë këtyre viteve është ajo që ne donim, ëndërronim, por thellë në shpirt ndoshta mendonim se ishte e pamundur për t’u realizuar. Është e rëndësishme që një vend në krye të ketë një njeri që është serioz, një njeri që e mban fjalën, që i mban premtimet”, tha Topalli. Ndërsa ka sulmuar ashpër kryesocialistin, Edi Rama. “Cili është motivi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ka vetëm një motiv: ryshfetet. Ka vetëm një motiv: korrupsionin. Ka vetëm një motiv: 15 %, por 15 % do të thotë të të blejnë more vëllezër. Një vlerë nuk mund të ketë kurrë motiv, kur je i blerë nuk mund të ketë kurrë motive, nuk mund të jetë kurrë lider. Kur je i blerë nuk mund të udhëheqësh kurrë një parti, as edhe një parti dhe aq më pak një vend”, tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›