Rama mbledh ne bashki urgjent deputetet kundershtare
Kreu i selise roze, Edi Rama, shfaqet “i shqetesuar” per zhvillimet e fundit brenda kampit te majte. Keshtu, duke u perballur me qendrimin e palekundur te kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, i cili refuzoi ftesen e tij per t’iu ribashkuar koalicionit opozitar aktual, ka kerkuar te forcoje marredheniet me deputetet mbeshtetes te tij. Por, jo vetem kaq, Rama ka zgjedhur qe perballe kesaj situate, te “joshe” dhe kundershtaret e tij, brenda kampit roze. Per kete arsye, menjehere pas mbledhjes se Keshillit Bashkiak, ku u vu re mungesa e keshilltareve perfaqesues te LSI, kreu socialist Rama ka pritur ne takime te vecanta deputete socialiste, e nder ta dhe kundershtare te tij. Ne kete menyre, nder te paret, kryetari Rama ka pritur kryetarin e AK se PS-se, Gramoz Ruci, per t’u pasur nga deputeti Bashkim Fino. Por, nese deri ketu mund te mos duket asgje e vecante, duke ngjitur shkallet e Bashkise se Tiranes, jane pare dhe deputetja socialiste, Rajmonda Stefa dhe deputeti Besnik Dervishi. E nderkohe qe te dy keto deputete kane qene te pozicionuar mjaft qarte ne krah te ish-kryetarit te PS-se, Fatos Nano, duke e mbeshtetur fuqimisht dhe ne garen per postin e kreut te shtetit. Njekohesisht, ne keto takime te vecuara, kryetari Rama ka pritur ne zyren e tij ne bashki dhe deputetin e socialdemokrat, Gezim Musabelliu. Duhet thene se deri me tani partia e vetme, e cila nuk e ka “tradhtuar” PS-ne dhe kryetarin Rama ka qene pikerisht PSD. Pare ne kete kendveshtrim, kryetari Rama, me sa duket, tashme po kerkon qe te beje nje analize mes radheve te kampit roze, por dhe atij te majte ne pergjithesi, per te pare qarte pozitat e tij si kryetar i opozites, qe tashme me shume se kurre nuk eshte me e bashkuar.
O.Xhilaga