PS: “Nuk jemi te interesuar per ndarje”
Partia Socialiste nuk eshte e interesuar per ndarje, por per bashkim te politikes dhe qytetareve kunder qeverise aktuale”. Ky qendrim erdhi dje nga nenkryetari i Grupit parlamentar socialist, Erion Brace, i cili siguroi se nuk ka nje marreveshje mes PD-PS per reformen zgjedhore dhe se listat e mbyllura jane rekomandim i ODIHR-it. Sipas tij, lideri i LSI-se po mban qendrim te njejte me partite e koalicionit qeverises. “PS kerkon zbatimin e marreveshjes se opozites per heqjen e sistemit te Dushkut. Per me teper, ju bej me dije se nuk ka marreveshje mes partise Socialiste dhe asaj Demokrate. Ajo qe ne kemi bere publike per reformen zgjedhore, ka te beje me 5 "jo", qe tashme i dine te gjithe dhe per te cilat, pergjithesisht partite e koalicionit kane rende dakord. Kjo eshte e verteta. Te tjerat jane amplifikime, qe nuk kane lidhje me interesat e shqiptareve”, u shpreh Brace.