E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani-Francë, supersfida e miqësoreve ndërkombëtare

TIRANE-Përveç Shqipërisë, të mërkurën do të zbresin në fushë pjesa më e madhe e skuadrave të Evropës. Gjermani-Francë pritet të jetë edhe sfida më e fortë, teksa Gjelat e Loran Blank duket se janë rikthyer një ekip i fortë. “Luajmë ndaj një vendi të madh në futboll, - deklaroi tekniku Blank në prag të kësaj sfide. – Gjermania është gjithnjë në majat e futbollit botëror. Madje, edhe në periudhën e vetme të dobët, 1998-2002, ata sërish ishin në zonat e larta. Tashmë kanë një brez të artë dhe një trajner me një filozofi ndryshe nga të tjerët”, tha më tej trajneri i Francës. Blank tha më tej se në Europian, do të synojë që të lërë pas periudhën negative të Botërorit 2012, ku kombëtarja franceze u bë gazi i botës, pasi lojtarët u rebeluan të gjithë kundër ish-trajnerit Domenek. Veç Gjermani-Francë, të mërkurën spikasin edhe sfidat Angli-Holandë, Itali-SHBA apo Zvicër-Argjentinë.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›