E Diel, 1 Nëntor 2026

K(castro)urti Kosova

15-01-2012 / Nga Menduh Abazi (Express)

Vetëvendosja jo vetëm që nuk është për t’u mbështetur, por edhe për t’i thënë MJAFT veprimeve të tyre aventureske. E kjo është e thjeshtë: pafuqia e tyre, ëndrrat e tyre me syçelë, joparimësia…e bëjnë forcë të injorueshme. Një natë më parë një djalë kosovar i quajtur Albin Kurti po shihte një dokumentar mbi revolucionet nëpër botë të ndodhura në shekullin e kaluar. I pëlqyen të gjitha pamjet që shihte, por më shumë u fokusua tek ambicia se si merret pushteti me dhunë dhe, për një moment i la përshtypje edhe një fakt tjetër se mbiemri i tij fillonte po me germën K, Fidel Castro. I entuziazmuar nga filmi që kishte parë, ai shkoi për të fjetur dhe kur në mëngjes, e pa veten në pasqyrë, instiktivisht e pyeti veten: pasqyrë moj pasqyrë a mund të jem edhe unë si Fidel Castro revolucionar, përmbysës pushteti. Padyshim se pasqyra i dha më shumë zemër duke iu përgjigjur me po.
Dhe, kështu Castro Kosova filloi t’i mbledhë shokët e tij për bërë revolucionin e vonuar për ta shpëtuar Kosovën, por pa pasur idenë se prej kujt po shpëton, sepse vendi që moti ka përfunduar luftën çlirimtare. Filluan protestat, shkatërrimi i automjeteve, ndërtesave të ndërtuara me parat e taksapaguesve kinse për mbrojtjen e interesave të popullit, kinse populli ka gabuar kur ka votuar, dhe në fund të këtyre ngjarjeve u pa se krejt kjo kishte një qëllim fillestar: futjen e ti dhe shokëve të tij në këto automjete që ai dëshironte t’i shkatërronte dhe gjithashtu futjen në ato ndërtesa që i gjakoste me ngjyrë. Aty u pa dëshira e Castro Kosovës për pushtet dhe u pa se ai është motivuar nga filmat dokumentar të një nate më pare për të marrë fronin me dhunë. Vetëvendosje vazhdoi ta quaj ai edhe pas kësaj, Lëvizjen e tij e cila në të vërtet po del se është Vetëvendosje, sepse ai po vendos, por vetëm për veten e tij se çka duhet të jetë ai, por jo edhe për popullin ashtu siç po pretendon. Futja në objektet që Castro Kosova me shokët e ti i gjakosën më ngjyra rriti apetitet për pushtet, por duke parë qartë që atë nuk mund ta arrijnë si parti politike, po mundohet që si gueril të vonuar ta arrijnë. Veprimet e tyre guerile dhe fjalori i shfrenuar dhe fyes ndaj të gjithëve që mendojnë ndryshe po arrin që t’i mbaj ata headlines në të gjitha mediat dhe kjo ndoshta edhe është arsyeja për vetëmburrjet e tyre personale, që tashmë janë shndërruar në demode. Por këta headlinësa jo vetëm në mediat e vendit, por edhe në ato të huajat po I kushtojnë vendit, sepse po shfaqet një jostabilitet në vend që mund t’i largoi edhe ata pak investitorë të huaj. Largimi i investitorëve të huaj si rrjedhojë e veprimeve të Castro Kosovës është problem i parë që vendi mund të pësojë, kjo do të thotë më pak buxhet për kosovarët, me paratë e të cilëve Vetëvendosje po organizon protesta, ngase si parti parlamentare që është përfiton një shumë të konsiderueshme të parave të taksa paguesve. Vendi ynë nuk ka luks që edhe ato pak para që i ka t’i shpenzoi për veprimet e një partie, e cila asnjëherë nuk jep zgjidhje për problemet që shtron, por vetëm vlon dhe shpjegon se në vend gjithçka është keq e më keq. Paratë e taksapaguesve tanë do të shpenzohen edhe sot kur Castro Kosova me shokë ka vendosur që t’i bllokoi kufijtë të njohur ndërkombëtarisht të vendit tonë, ky veprim ndoshta në shekullin e kaluar edhe do të justifikohej por sot së asgjë më shumë se një përpjekje e dhunshme për ta rrëzuar qeverinë dhe marrjen e pushtetit nga ta. Castro i Kosovës përveç pasqyrës së tij para së cilës del çdo mëngjes dhe e pyet se a jam unë më I forti se ka përkrahur askush për këtë veprim, përveç shokëve të tij të cilët edhe frizurat kanë filluar t’i bëjnë si ai. Çdo institucion vendor e ndërkombëtar po e kundërshtojnë këtë ide, e cila me paraqitjen e saj si headlinës në media e huaja do t’i kushtoi mjaft vendit dhe do t’i ndihmoi kritikëve të Republikës së Kosovës për ta paraqitur vendin tonë si një vend me siguri të brishtë. Analizat që janë bërë deri më sot të veprimeve të Castro Kosovës dhe Lëvizjes për Vetëvendosjen e tij në pozitat më të larta shtetërore tregojnë se ai është tipik një politikan i pushtetshëm i shekullit të kaluar që në gjak kanë aventurat e rrezikshme, vetizolimin dhe vetëshpalljen e tyre hero e shpëtimtar të vendit, ndërsa përmasat aventureske të tyre janë një edhe një tjetër gur i rëndë në shtetforcimin e vendit. Protesta apo bllokada e sotme do të forcojë këto analiza se Castro Kosova ka dëshirën e flaktë për të qenë në krye të vendit, pavarësisht kostos, pavarësisht vuajtjeve të popullit, me rëndësi është ai dhe shokët e tij me frizura të njëjta në vijnë në pushtet dhunshëm. Dhe kështu Castro Kosova një ditë pas përpjekjeve për të bllokuar kufijtë e vendit do të zgjohet dhe dalë para pasqyrës për ta pyetur sërish veten se kush është më i forti, pasqyra do të buzëqesh dhe përgjigjet: “Albin zgjohu nga gjumi bashkë me shokët e tu, sepse koha e revolucioneve ka përfunduar...!”
Përfundimisht, Vetëvendosja jo vetëm që nuk është për t’u mbështetur, por edhe për t’i thënë MJAFT veprimeve të tyre aventureske. E kjo është e thjeshtë: pafuqia e tyre, ëndrrat e tyre me syçelë, joparimësia…e bëjnë forcë të injorueshme. Kjo do të dihet sot...

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›