Fokus/Deri ku shkon urrejtja e Ramës ndaj gazetarëve që s’janë të oborrit të tij?

I tmerruar nga premtimi i Berishës për dekriminalizimin e shpifjes gjatë 2012-s, Edvini ka nxituar të anatemojë të gjithë pjesëmarrësit në pritjen e kryeministrit, edhe pse atje thuajse nuk mungonte asnjë gazetar i vërtetë... Përfundimisht, kreu i PS ngatërron gazetarinë me industrialistët e shpifjes, të cilët dihet se urdhrat i marrin gjetkë
Modeli i Edi Ramës në raport me mediat është një zgjedhje unikale prej atij vetë..., sikurse të tjera zgjedhje. Ai pra, që ka frikë nga përballja me gazetarët, shpërndan nëpërmjet cicërimave të “Twitter”-it, receta, të tipit me nder glasa zogjsh, për marrëdhëniet me gazetarët.
Këtë e bëri më së fundmi dy ditë më parë (nëpërmjet me nder glasës së radhës, shoqëruar me cicërimën e radhës në “Twitter”), sigurisht i xhelozuar nga pritja e Kryeministrit Sali Berisha me gazetarët..., pritje në të cilën për fatin e keq të Edi Ramës, thuajse nuk mungoi asnjë... Biles..., biles..., në atë pritje merrte pjesë edhe një botues gazete i cili “e ka lidhur zorrën me Edi Ramën”, sikurse merrte pjesë edhe një gazetar “i pavarur”..., por këshilltar i varur bashkiak i Tiranës..., sigurisht i varur nga Edi Rama..., apo..., apo..., etj..., etj...
Kjo me sa duket nuk i ka pëlqyer Edi Ramës, i cili mes cicërimës së radhës lëshoi edhe me nder glasën e radhës.
Në këto rrethana ai nuk ka ç’të bëjë tjetër, veçse duke “gënjyer veten” se mund të zbehë ndopak atë pritje, reagoi menjëherë, në mënyrën më të paduruar, duke anatemuar pjesëmarrësit, edhe pse atje thuajse nuk mungoi asnjë.
Duke i cilësuar të gjithë gazetarët që merrnin pjesë në pritjen e Kryeministrit Sali Berisha si “kori i atyre që për favoret qeveritare gënjejnë popullin e sulmojnë opozitën”, Edi Rama e tejkaloi shumë vetveten. Edi Rama e tejkaloi vetveten, jo pse vetë nuk arrin të mbledhë ndonjë herë aq shumë gazetarë, por sepse, edhe kur i duhet të ballafaqohet në ndonjë studio televizive, në emisione të tipit “debat”, ai (Edi Rama) zgjedh “të debatojë” me veten, në monologë të stërzgjatura “ku flet shumë dhe nuk thotë asgjë”..., ndërsa “moderatorit” të emisionit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të tundë kokën në mënyrë aprovuese.
E pra, ai (Edi Rama) që faqe gjithë botës nuk kurseu etiketimin “prostitutë” ndaj një gazetareje të “Shijak” TV-së, vite e vite më parë, jo vetëm që ende sot nuk guxon të bëjë ndonjë konferencë shtypi të vërtetë e të mirëfilltë me pyetje-përgjigje, të pavarura e të pa porositura nga ai vetë, por shpërndan receta mes cicërimeve dhe me nder glasave në “Twitter”...
Edhe kush…?!
Edi Rama, ai i cili futi si standard në “punët” e tij edhe blerjen e mediave nëpërmjet lejeve të ndërtimit. Këtë ai vetë e artikulon me mburrje, jo vetëm te “Kurban”-i i tij kur pranon se, “kam mundur apo firmosur leje ndërtimi për këdo ndër njerëzit e mediave që kanë paraqitur në Bashkinë e Tiranës”, por edhe kur në një emision televiziv pak muaj më parë, e “justifikonte” këtë “metodë pune”, jo në emër të shitjes me të holla të një leje të mundshme ndërtimi, por në emër të garancisë për mbështetje që do i jepnin këto media.
Por duket se më herët se vetë Edi Rama, këtë e kishte kuptuar dhe pohuar edhe Dritan Prifti, i cili në 16 gusht 2009 akuzonte se mediat që Edi Rama kishte ndërsyer ndaj atij, ishin ato me botues që merrnin leje prej ish-kryebashkiakut të Tiranës...
Edi Rama, i cili ngatërron gazetarinë me industrialistët e shpifjes, të cilët dihet se urdhrat i marrin gjetkë, diku ndërmjet aksi rrugor të Tiranës, që fillon te 9-katëshet e përfundon diku pranë Spitali nr. 5, këtë mënyrë të funskionuari të mediave, kupton dhe ka në mendje, ndaj edhe për shkak edhe të afeksioneve që edhe ai vetë ka me këtë aks rruge, nuk resht së angazhuari një eskortë të tërë juridike për shantazhe nëpërmjet mediave, pronarët e të cilëve dikur i shpërblente me leje ndërtimi...
... Dhe këtë nuk e thotë vetë Edi Rama..., as Dritan Prifti...