Durrës, konfiskohen 5 hotele, të palicensuar
DURRËS- 5 hotele në zonën e plazhit të Golemit janë konfiskuar nga drejtoria e Tatim-Taksave në Durrës. Sipas Drejtorit të Tatim-Taksave, Shëlqim Fortuzi, në një komunikim për NEWS24 nga kontrolli i ushtruar, këtyre subjekteve iu janë konfiskuar mallrat, për arsye se kanë qënë të palicencuar.
“Në bazë të ligjit të ri cdo subjekt, i cili gjendet i palicencuar, automatikisht i konfiskohet malli”, tha Drejtori i Tatim-Taksave për NEWS24.
Në këto hotele janë konfiskuar mallra të ndryshme si pajisje, ushqimore, por edhe cadra e shezlong, të vendosura përpara tyre.
Ndërkohë që një natë më parë, gjatë një aksioni blic në plazhin e Durrësit të ndërmarrë nga drejtoria e Tatim-Taksave e Durrësit, në bashkëpunim me atë të Tiranës janë vendosur gjoba në hotele. Këto gjoba janë vendosur nga mungesa e kuponit tatimor tek klientët e hoteleve. “Pra për cdo dhomë hoteli, ku pronari nuk ka lëshuar kuponin tatimor gjoba është 100 mijë lekë, në rast të dytë apo të tretë gjoba dyfishohet”, tha Fortuzi më tej.
Aksioni ka disa ditë që ka nisur në zonën bregdetare të Durrësit për të shmangur evazionin fiskal por edhe për të disiplinuar të gjitha subjektet e biznesit turistik.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)