Greqi, donin të grabisnin, vrasin shqiptarin
ATHINE-Një shqiptar, 54 vjec është vrarë në Greqi, në vendin e quajtur Metamorfosi.
54 vjecari është vrarë nga disa persona, të cilët donin të grabisnin në pronën e dhëndrit të tij, ku ai punonte gjatë orëve të natës.
Ngjarja ka ndodhur natën e kaluar në ora 3.45 minuta, kur autorët e krimit, dy ose tre vetë, kanë shkuar në kioskën e shqiptarit për të grabitur dhe pas një përleshjeje e kanë qëlluar atë me armë në gjoks.
Pranë viktimës policia gjeti një gëzojë fisheku të kalibrit 9 milimetra dhe një thikë, gjë që dëshmon se 54 vjecari ka rezistuar për të mos lejuar grabitjen.
Shqiptari vdiq në spital nga plagët e marra, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve, që mendohet se janë një grup grabitësish, të cilët veprojnë në pjesën veriperëndimore të Atikës.
(d.b/BalkanWeb)