E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Gazetaria e politika, nuk bejne dot pa njera-tjetren

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte nje nga autoritetet e larta shteterore qe ne fund te vitit organizoi pritjen tradicionale per gazetaret, analistet dhe drejtuesit e medias.
Fjala e shkurter e zonjes Topalli ishte nje mirenjohje, falenderim dhe vleresim per punen e gjithe medias shqiptare, vecanerisht per gazetaret qe percjellin lajmet nga Kuvendi i Shqiperise. “Gazetaret dhe politika jane si dy pllaka tektonike, raportet e te cilave jo gjithmone jane miqesore, por nuk bejne dot pa njera tjetren”-tha zonja Topalli duke perkufizuar keshtu marredheniet shpeshhere te veshtira te pushtetit politik me median. Gjate pritjes tradicionale ne mjediset e Kuvendit, zonja Topalli u takua me te gjithe te ftuarit e saj, duke uruar qe viti i ardhshem te sjelle per te gjithe me shume mbaresi. Ajo e cilesoi vitin 2009 si vitin me te mbare per shqiptaret, te cilet tani e shohin veten te barabarte me vendet e NATO-s dhe qe shume shpejt presin te levizin ne Europe si qytetare te lire. Per keto arritje, kryeparlamentarja i ka njohur nje merite te vecante edhe medias, e cila jo vetem ka percjelle ne kohe reale cdo zhvillim te rendesishem per vendin, por me zerin e tyre kane inkurajuar insitucionet shqiptare te jene ne nivelin e kerkesave te qytetareve shqiptare.   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›