E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Jo dialog pa hapjen e kutive

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka deklaruar se partia e saj nuk do të pranonte dialog pa hapur kutitë e votimit.
Sipas saj, ligji nuk e ndalon Parlamentin për hapjen e kutive. "Iliri Meta ta harrojë se mund të lajë gojën me fjalën dialog, madje do të ishte më mirë të mos fliste fare, se sa hap gojën u kujton njerëzve çka thënë kundër dialogut me Sali Gërdecin. Ne nuk mund të pranojmë kushte të ashtuquajtura ligjore për dialog, sepse jo vetëm ligji se ndalon parlamentin të hapë kutitë, po as qeveria s'ka shpëtim duke i mbajtur ato mbyllur me pahir", theksoi Xhaçka.
Ajo shtoi se Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet e hapur për dialog, por dialogu duhet të fillojë me zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit me hapjen e kutive. "Iliri i Sali Gërdecit duhet ta dijë shumë mirë se tani është koha për veprim jo për fjalë boshe. Dialog po, menjëherë, por jo mbi kutitë e mbyllura. Kështu që Iliri i Sali Gërdecit të hapë kutitë ose largohet bashkë me Saliun", tha më tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›