E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Gjeja me interesante e Obames

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ndjekur nga afer dje ceremonine e betimit te Obames. Topalli, duke folur per tv Klan citoi se "Presidenti deklaroi se do te vendose nje epoke te re, duke patur ne perspektive e tyre, paqen daljen nga kriza dhe mundesi kete ere te re". Per Topallin, eshte nje kohe sfidash, "por edhe Presidenti Obama e konsideroi se ne periudha te veshtira mund te lindin dhe oportunitete te medha". Ne fakt edhe fjalimi i tij, - komentoi Topalli, flet per veshtiresite e ketij momenti, por edhe per mundesite e medha te populli dhe te kombi te madh amerikan.

Sipas Topallit, "gjeja interesante eshte qe Presidenti Obama, ne keto kohe sfidash te medha, i premton qytetareve te tij se shume fonde do te jepen per infrastrukturen, per te ndertuar rruge te reja, shkolla te reja, ura te reja, per te dhene nje mundesi me te madhe edukimi. Pra eshte nje doktrine qe kerkon te implementoje gjate mandatit te tij, eshte nje doktrine e cila ben qe qytetaret amerikan te besojne se kjo krize do te kapercehet".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›