Topalli: Gjyqtarët t’i zgjidhin vetë problemet e tyreNga Tema, TCHKryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur dje se gjyqtarët duhet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Dy ditë pasi përfaqësues të lartë të gjyqësorit deklaruan mosfunksionimin e
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Topalli: Gjyqtarët t’i zgjidhin vetë problemet e tyreNga Tema, TCHKryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur dje se gjyqtarët duhet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Dy ditë pasi përfaqësues të lartë të gjyqësorit deklaruan mosfunksionimin e KLD-së, për shkak se 4 anëtarëve të saj u ka mbaruar mandati dhe është duke ju përfunduar edhe dy të tjerëve, numri një i Kuvendit deklarohet në mbështetje të nismës për të përzgjedhur anëtarët e KLD pa një ligj.
Topalli është shprehur se gjyqtarët duhet t’i përcaktojnë vetë rregullat për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në radhët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor në KLD, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur 3/5 për ligjin për Konferencën Gjyqësore dhe kur opozita bojkoton parlamentin, është në të drejtën e trupës gjyqësore të vendit të përcaktojë vetë rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve të saj në KLD”, thuhet në faqen online të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Çdo qëndrim tjetër, sipas Topallit, i kujtdo individi i cili pengon në ushtrimin e të drejtave të gjyqësorit, është antikushtetues dhe i papranueshëm për Kuvendin e Shqipërisë. “Të drejtat e Gjyqësorit për tu përfaqësuar në KLD me të zgjedhurit e tij, nuk mund të pengohen, tjetërsohen apo asgjësohen nga askush. Kuvendi mbështet trupën gjyqësore të vendit në të drejtën e tij për të zgjedhur dhe zëvendësuar çdo 5 vjet përfaqësuesit e vet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, thuhet në deklaratë.
Kështu Topalli ka përforcuar më shumë përpjekjet e qeverisë për të uzurpuar një institucion të drejtësisë.
Anëtarët e KLD: Nuk ka zgjedhje në 5 dhjetor
Pas dy viteve të dështuara gjatë të cilave konferenca gjyqësore nuk ka mundur të mblidhet, duket se kjo çështje do të mbetet ende në rrugë pa krye.
Me gjithë rëndësinë për funksionimin e konferencës dhe projektligjit për të që pritet t’i kalojë kuvendit, takimi i ardhshëm i 5 dhjetorit i trupës mbare gjyqësore në Shqipëri ka ngjallur diskutimet dhe interpretime te ndryshme.
Anëtari i bordit drejtues të unionit gjyqësor, gjykatësi Gerti Hoxha deklaron se mbledhja e dhjetorit nuk do ketë kompetencat e konferencës gjyqësore dhe sipas tij nuk do të zgjedhë anëtarët e KLD-së.
“Kemi vendosur që me 5 dhjetor të organizojmë një mbledhje të gjyqtareve, ku do të diskutohet për pavarësinë e sistemit gjyqësor, rritjen e transparencës se publikut të drejtësia dhe në mbledhjen e konferencës gjyqësore. Kjo mbledhje nuk është Konferenca gjyqësore Kombëtare”, u shpreh Hoxha.
Duke iu referuar deklaratës së përbashkët në të cilën doli trupa gjyqësore gjatë takimit të thirrur nga Gjykata e Lartë, gjykatësi Gerti Hoxha bën apelin për një emergjencë që duhet zgjidhur sa më parë në gjyqësor.
Si pjesë drejtuese e unionit të gjyqtareve zoti Hoxha deklaron se derisa çështja e konferencës gjyqësore dhe për rrjedhim e Këshillit të Lartë të drejtësisë të zgjidhet, asnjë gjyqtar nuk duhet te behet pre e politikës, por duhet t’i shërbejë pavarësisë së gjyqësorit.