E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Gligorov luajti rol historik per rajonin

Homazhet

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte dje ne ambasaden maqedonase per te shprehur ngushellimet ne emer te saj dhe te Kuvendit te Shqiperise per ndarjen nga jeta te Presidentit te pare te Maqedonise se pavarur Kiro Gligorov. Kryetarja e Kuvendit ne nderim te figures se ish-presidentit Gligorov la nje shenim ne librin e ngushellimeve te hapur me kete rast nga ambasada e Maqedonise. Jam ketu ne Ambasaden e Maqedonise per te shprehur ngushellimet per ndarjen nga jeta te Presidentit Gligorov i cili ne nje periudhe delikate dhe te veshtire per rajonin gjate periudhes 90-91 luajti nje rol absolutisht historik jo vetem per vendin e tij por edhe per rajonin. Ishte nje atdhetar ishte nje lider qe beri te mundur qe vendi i tij te fitonte pavaresine permes rruges paqesore u shpreh Topalli.

Sipas Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli Kiro Gligorov do te mbetet ne histori si Presidenti i pare i shtetit te pavarur te Maqedonise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›