Opozita skeptike per Kushtetuesen
Procesi i zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes i sugjeruar nga Partia Socialiste mundet te kerkoje nje vote unanime vetem te vullneti politik. Ndryshimet e Kushtetutes dhe dispozitat ekzistuese te saj per kete ceshtje nuk i lene opozites asnje instrument imponimi dhe bllokimi ndaj shumices ne pushtet e cila e ka vene ne tavoline diskutimin mbi te. Deputeti socialist Armand Subashi deklaroi dje se ne 3 raundet e para kerkohet prezenca dhe vota e cilesuar e Kuvendit pra jo me pak se 84 deputete cka permes nje citimi te ligjit themeltar nenvizon opsionin e vetem procedural te selise roze. Por sipas burimeve nga ekipi drejtues socialist kalimi ne raundin e katert kur president zgjidhet ai qe merr vetem 50 plus 1 te votave nuk paraqet asnje ekuivok sa i perket prezences ne salle. Kjo pasi dispozita per nje miratim me 71 vota ka synuar pikerisht shmangien e situates bllokuese qe krijonte Kushtetuta e kaluar ndaj dhe analogjia ne kete pike per nje prezence te cilesuar dhe votim me shumice te thjeshte veshtire se qendron. Ne kete pike ndryshimi eshte materializuar gati si parimor. Por pa probleme paraqitet edhe rregullimi procedural ne Rregulloren e Kuvendit nje dokument ky qe permes neneve 109 dhe 55 qarteson hollesi te zgjedhjes se presidentit dhe menyren e votimit ne seance plenare. Sipas burimeve nga PS-ja eshte e vertete se Rregullorja qarteson miratim te rezolutave dekreteve dhe ligjeve te thjeshta me shumice te deputeteve prezente por ky perkufizim nuk con dot ne analogjine se per zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e nje shumice te cilesuar. Ne kete rast ndryshimi kushtetues nuk do te kishte zgjidhur praktikisht asgje. E gjithe kjo situate qe po hetohet ne cdo element te debatueshem referon nje diskutim te zhvilluar ne seline roze mbi dergimin ne Gjykate Kushtetuese te kesaj procedure me synim saktesimin e saj. Sa i perket ketij mendimi gjithsesi te pakonfirmuar dhe jozyrtar burimet nga PS-ja sqaruan se ne cdo rast me kete Gjykate Kushtetuese as te pavarur dhe as neutrale nje kerkese e tille do te merrte vetem nje JO. Nese keto jane opsionet juridike atehere ndertimi i nje procesi per presidentin e ri sikunder eshte shprehur kreu socialist Edi Rama me gjase kalon nga nevoja per konsensus politik dhe pse jo publik. Ketu ajo cfare do te propozoje selia roze mbetet ende e panjohur dhe e pazbardhur por duhet thene se zgjedhja e presidentit lidhet ngushte me sistemin e drejtesise ne vend i akuzuar nga te gjitha palet per dobesi korrupsion dhe aneksim nga politika.