Klosi Berisha kerkon te kontrolloje organet kushtetuese
Ndryshimet ne ligjin per sekretin shteteror shihen me dyshim nga ish-kreu i Sherbimit Informativ Fatos Klosi i cili nenvizon te kjo nisme qellimet per venie nen kontroll nga ana e kryeministrit Sali Berisha. Ne nje prononcim televiziv per Vizion Plus Fatos Klosi deklaron se kryeministri Berisha kerkon te forcoje autoritetin mbi organet kushtetuese dhe te kete ne dore gjithe informacionet e klasifikuara me ndryshimet e fundit ne ligjin per sekretet shteterore. Nje qendrim ky qe riciklon dyshimet dhe akuzat stereotipe ndaj kryeministrit aktual i cili ve dore mbi SHISH-in permes nje manovre te re ligjore. Ketu eshte vendi te kujtohet se ne veren e vitit 2010 ne nje seance ku opozita socialiste theu bojkotin e vet u tentua kalimi i nje ligji te ri per Sherbimin Informativ i kundershtuar gjeresisht edhe nga ata qe politika shqiptare i trumbeton si partneret kryesore te Shqiperise. Me kundershtimin edhe te aleatit te vet ne qeveri Levizjes Socialiste per Integrim dhe votave kunder te selise roze dhe PBDNJ-se ndryshimet ne ligj nuk u miratuan. Ky precedent ka rendesi pasi bashkon ne thelbin e vet ate cfare ndodh aktualisht. Keshtu drafti i asaj kohe sugjeronte qe kreu i SHISH-it te kryente raportim dhe te vendoste bashkepunim me sherbimet partnere vetem pas miratimit te kryeministrit. Se fundmi Berisha duket se ka zgjedhur ligjin per sekretin shteteror per te kaluar nen varesi praktike SHISH-in.